E enjte, 30 Prill 2026

Ka përbërje të ndryshme nga ai i Tokës
Ujë në kometën ndëryjore 3I/Atlas. Sipas një studimi të fundit, kjo kometë ka lindur në një mjedis mjaft të ndryshëm nga ai i Sistemit Diellor, më i ftohtë e në të cilin ekziston ujë me një përbërje ndryshe nga ai që ne njohim.
Uji në Tokë, sikurse të gjithë e dimë, përbëhet nga një atom oksigjen dhe dy atome hidrogjeni, që në brendësi kanë vetëm një proton. Në ujin e kometës Atlas molekulat e ujit përmbajnë edhe deuter, një formë hidrogjeni që përmban një proton dhe një neutron, pra një formë më e rëndë uji.
Këto forma më të rënda uji ekzistojnë edhe në planetin tonë, por në sasi shumë të ulët.
Sasitë e këtij uji të rëndë në kometën Atlas janë shumë të larta, dhe është një vlerë kjo e pahasur kurrë më parë në asnjë studim të sistemeve të tjera planetare apo trupa qiellorë të ndryshëm.
Kjo kometë ka tërhequr vëmendjen e gjithë komunitetit shkencor, dhe në bazë të vrojtimeve e studimeve, rezulton të jetë formuar 12 mld vite më parë, pra pothuajse në nisje të krijimit të Universit.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se ajo mbërrin nga një mjedis shumë më i ftohtë dhe me nivele radiacionesh më të ulëta.
Kjo, sipas astrofizikantëve, është prova shkencore që kushtet që kanë çuar në krijimin e Sistemit tonë Diellor nuk janë njësoj kudo në hapësirë, pavarësisht se mund të duket e natyrshme.
Burimi: mesazhi
