E mërkurë, 12 Gusht 2020
PRISHTINË – Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se tashmë është kryer pagesa për masën 8, masën 3a dhe masën 14, për përfituesit nga Pakoja Emergjente Fiskale.
Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se për masën 8, janë bërë pagesat për 826 përfitues, prej të cilëve 782 përfitues kanë marrë nga dy pagesa përnjëherë (2*130), kurse 44 përfitues kanë marrë tri pagesa përnjëherë (3*130), me shume totale 220,480 euro.
Ajo tha se po ashtu, janë paguar edhe 288 biznese përfituese të masës 3a, në shumë totale prej 1,350,546.63 euro.
Kurse, për masën 14 është bërë pagesa për 14,768 përfitues, prej të cilëve 14,223 persona marrin një pagesë, kurse 545 persona marrin dy pagesa përnjëherë, në vlerë prej 1,990,690 euro.
Etiketa: Aktuale, hykmete bajrami, Kosovë, Pakoja Emergjente Fiskale