Ekzekutohet me 7 plumba 26-vjeçari shqiptar, dyshohet për larje hesapesh


E martë, 18 Mars 2014

Rimini – Një 26-vjeçar shqiptar është vrarë sot në mëngjes me shtatë plumba. Nimet Ziberi u ekzekutua pranë një supermarketi.

Në momentin e të shtënave, Ziberi po fuste në makinën “Mercedes A-Class”, bashkë me bashkëshorten, produktet e blera.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në parkingun e supermarketit, ndërsa vrasësi është larguar pa lënë gjurmë.

Nga hetimet e para, del se ekzekutimi i Ziberit është kryer me një pistoletë të kalibrit 7.65 dhe plumbat e kanë zënë në kraharor.

Dëshmitarët thonë se, përveç ekzekutorit ndodheshin dhe dy persona që e prisnin atë në një makinë aty pranë.

Sipas policisë, mund të kemi të bëjmë një vrasje për larje hesapesh. Nimet Ziberi ishte banorë në Misano, provincë e Riminit./shekulli/

Të fundit