E enjte, 15 Qershor 2017
“ All-llahu” është emër në njëjës.
Ky është emër i fshehtësisë e cila në vete ngërthen të gjitha emrat, atributet dhe veprat… përfshin çdo gjë në mënyrë të përsosur…
Është me karakteristika të plota…
Ky është emër personal i qenies së Zotit i cili është mbështjellë me fshehtësi… Të gjitha emrat e Tij të tjerë janë në korelacion me këtë emër, andaj për ta thuhet se janë emra të Zotit.
Mirëpo, askujt nuk i lejohet të thot se është All-llah.
Asnjë krijes nuk ka pjesë në këtë emër. Ai është emër personal i Krijuesit. Ky është emër që qëndron vetvetiu, nuk është nxjerr nga askush, as nuk i nënshtrohet ndryshimit…
Kur’ani pyet: ” A di se dikush e ka emrin e Tij”?
Përkatësisht, a njeh dikë që do ta quaje All-llah, pos All-llahut?
Pra, çdo emër ka një kuptim. Ky emër privon kundërshtit… Ai nuk ka domethënie të kundërt.
Ai është emër komplet që përudh në domethënien e caktuar me tërësinë e vet, me pjesët e veta individuale dhe konsonantet e veta, dhe krahas asaj që i abstrahohen shkronj pas shkronje, ai, më në fund e ruan domethënien e vet.
All-llahu xh.sh. ka krijuar çdo gjë. Allahu ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ka krijuar dhe krijon çdo gjë të gjallë. Nuk ka dyshim se Ai është ekzistenc e tërësishme. Nëse qeniet e gjalla janë më të përparuara se sa qeniet jo të gjalla, nuk ka dyshim se Krijuesi i këtyre qenieve të gjalla është ekzistimi më i plotë i tyre.
Nëse çdo ditë e shohim “ Dorën e Fuqis Hyjnore “, se si krijon me miliona krijesa, duke filluar nga yjet, planetet, bimët , kafshët, njeriun, natën dhe ditën në formë madhështore, padyshim Krijuesi i këtyre krijesave, të cilat përsëriten për çdo ditë, është i Fuqishmi, i Gjithdijshmi, i Urti, Ai i Cili ka vullnet të pakufizuar.
Andaj , Allahu është i Gjallë, ndërsa jeta e Tij është jetë më e plot. Pamjet e jetës të cilat i vështrojnë paraqesin gjurmë të dobët të jetës së të Gjallit, Vetekzistuesit, i Cili në të vdekurin e futë jetën, e që me frymën e Tij në sendin jo të gjallë, e futë jetën dhe lëviz.
“ S’ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës ( së pemës). Ai nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)?” (El En’am:95).
Ekzistimi i All-llahut shtrihet në amshimin e pafilluar, ku nuk mund të paramendohet kurrfar ekzistimi përpara Tij. Meqenëse çdo ekzistim Ai e ka krijuar, atëherë Ai të gjitha këtyre u paraprin. All-llahu është i Pari që imagjinata jote do të mendonte mbi ekzistimin.
Më e habitshme është që heretikët i mohojnë fjalët e atyre që i besojnë All-llahut: Ai në të vërtetë është i pari dhe i paraprin çdo gjëje, në kohën kur materien (nebulozën substanciale) e përshkruajnë në mënyrë të njejtë dhe për te thon: nuk ka “Krijues”, dhe atë në kohën kur faktet e vështrimit janë gërshetuar, të cilat flasin mbi atë se gjithësin nuk e ka krijuar Ai që nuk ekziston, se kjo ka ndodhur pas asaj që nuk ka ekzistuar asgjë, se materia nuk është e para dhe pa fillim, ashtu siç pohojnë, por All-llahu ështe Krijuesi i saj dhe Ai është i Pari.
“ All-llahun e lartësoi me adhurim ç’ka në qiej e në tokë dhe Ai është i Gjithfuqishmi, i Urti. I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe ka fuqi për çdo send. Ai është i pari që s’ka mbarim, I Dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i Dijshmi për çdo gjë”(El Hadid:1-3).
Kur All-llahu ekzistonte i vetëm në amshueshmërin e Vet, dëshiroi të njihej dhe, me anë të shfaqjes së atributeve të Tij, e krijoi këtë gjithësi.
Të gjitha atributet hyjnore, ato që i dimë si dhe ato që s’mundemi t’i njohim, kanë tri vende ku shfaqen në formën e tyre më të përsosur:
a. Gjithësin
b. Kur’anin e lartësuar
c. Njeriun
Gjithësia është shfaqja, konkretizimi praktikë i të gjitha atributeve hyjnore, kurse Kur’ani, shfaqja e tyre në fjalë. E thënë ndryshe, Kur’ani është gjithësia e formësuar si fjalë. Kurse njeriu si esenca e gjithësis, si bërthama e saj. Sepse njeriu është qenie e vetme që ka pjesë shumë a pak prej të gjitha atributeve të All-llahut. Ky është edhe shkaku që njeriu përmendet si “krijes e nderuar”. Ndërkaq, me që tek njeriu ka shfaqje edhe të atributeve hyjnore të forcës, si Mudil (shtytës), Mutekebbir (imponues), etj. Edhe atributeve të butësis si Hadi (orientues) Rrahman (mëshirues), Rahim (bamirës) etj., natyra e njeriut është e prirur edhe kah e mira, edhe kah e keqja, është e aftë për të bërë edhe mirë, edhe keq. Me që engjëjt nuk kanë aftësi dhe mundësi për të bërë keq njeriu, duke përparuar në rrugën për t’u bërë” i afërti i Zotit,” ka mundësi për t’i kaluar edhe ata.
Autor: Prof. Eroll Velija shkeputur nga libri:” Kodi Enigmatik i Universit”
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Eroll Velija, Opinione