E martë, 31 Tetor 2017
Prizren – Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren dhe deputeti i po kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli tha se disponimi i elektoratit të LDK-së në Prizren është për koalicion me VV-në.
Këto deklarata Avdyli i ka bërë pas takimit që përfaqësues të VV-së kanë pasur me përfaqësues të LDK-së.
Ai ka thënë se ende nuk është vendosur për koalicion konkret, por ka thënë se takimet do të vazhdojnë.
“Edhe ky takim zyrtar me VV-në sot… nuk do të thotë se kemi vendos. Disponimi i elektoratit tonë është opozitë, kurse vullneti më i lartë është koalicioni me VV-në”, tha Avdyli.
Etiketa: Aktuale, balotazh, LDK, Prizren, Vetëvendosje, Zgjedhjet Lokale 2017