E martë, 1 Korrik 2014
Zvicrën vetëm dy minuta e ndanin nga historia. Argjentina ka mundur Zvicrën me rezultat 1-0, të martën në lojën shtesë në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’.
Zvicra ka zhvilluar një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, duke u zhvilluar një lojë mjaft të mirë, mirëpo zviceranët në minutën e 118-të u thyen duke pranuar gol nga Angel Di Maria.
Pjesa e parë e sfida mes Argjentinës se Lionel Messit dhe Zvicrës së Xherdan Shaqirit, ka dhënë lojë të nivelizuar, e më pak raste për gola.
Në radhët e Zvicrës titullar në këtë ndeshje ishin katër shqiptarët: Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Granit Xhaka dhe Valon Behrami, të cilët treguan performancë mjaft të mirë, duke qenë lojtarët më të mirë në terren në radhët e helvetikëve, madje Xhaka, kishte rastin më të mirë në ndeshje, kur nga pozita ideale gjuan, por portieri argjentinas e dëboi me sukses.
Mbrojtjes argjentinase telashe të mëdha iu ka nxjerr Shaqiri duket depërtuar disa herë mjaft mirë, e duke asistuar në dy rastet e mira që kishin zviceranët në 45-minutëshin e parë.
Fraksioni i dytë mes Argjentinës dhe Zvicrës ka nisur më ritëm të njëjtë, derisa në minutën e 66-të nga loja është larguar Xhaka për t’ia liruar vendin Fernandesit.
Futbollistët e Argjentinës në 25 minutat e fundit të këtij takimi u zgjuan nga gjumi duke u treguar më të frikshëm për portën e helvetikëve. Messi rrezikoi dy herë seriozisht portën e Zvicrës, por që nuk e gjeti cakun e duhur, derisa i rrezikshëm u shfaq edhe Shaqiri, i cili nga goditja e lirë për pak sa nuk dërgojë topin në rrjetë.
Edhe përkundër presionit të madh të argjentinasve, megjithatë, nuk u thye mbrojtja zvicerane, dhe pa dyshim se meritorët ishin Behrami e Inler që u treguan mjaft luftarake në disa momente.
Koha e rregullt e lojës u mbyll pa gola, kështu që ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15-të minuta.
Argjentinasit edhe në pjesën e parë të lojës shtesë kishin iniciativën në terren, por zviceranët m irë e kontrollonin lojën, madje shpeshherë në kundërsulme përmes Shaqirit i njohur me nofkën ‘Messi’ i Zvicrës provuan të gjejnë rrugën e golit.
Në 15-të minutëshin e fundit të kësaj sfidë, në lojë është inkuadruar edhe Blerim Xhemaili, një tjetër shqiptar i Zvicrës, i cili zëvendësoi Mehmedin.
Dhe kur pritje ekzekutimi i penalltive, kështu nuk mendoj Angel Di Maria, i cili shënoi gol për fitoren e Argjentinës, e cila merr biletën për në çerekfinale, ndërsa Zvicra këtu i thotë lamtumirë Brazili, edhe pse Xhemaili në aksionin e fundit ishte farë pran golit, por Argjentinën e shpëton shtylla pingule.