E enjte, 24 Dhjetor 2020
PRISHTINË – Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se ende nuk kanë diskutuar për kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Ai u shpreh se në ditët e ardhshme beson që kjo çështje do të mbyllet.
“Ne ende nuk e kemi diskutuar këtë çështje më strukturat tona të partisë, besoj qe në ditët e ardhshme do të përmbyllet kjo çështje, shpresoj që edhe vendimi do te bëhet publik i Gjykatës Kushtetuese dhe mandej hyjmë në afate kushtetuese të cilat duhet t’i respektojmë”, tha Hoti.
Hoti ka shtuar se organizmi i zgjedhjeve në kohë pandemie do të jetë sfidë.
Etiketa: Avdullah Hoti, Kosovë, LDK, Zgjedhjet