E martë, 17 Dhjetor 2013
Shtrëngata Ivar ka qenë aq e fuqishme në qytetin norvegjez Olesundu, sa që kalimtarët mezi ia dolën të lëviznin nëpër rrugë. Disa nga ta, madje, u detyruan të kapën për rrethoja ose për shporta bërlloku e të prisnin ndihmën. Për shkak të erës së madhe, ka ndërhyrë policia.
Siç njofton Euronews, era ka qenë aq e fuqishme sa që e ka vështirësuar kalimin përtej rrugës e njëri nga kalimtarët madje eshët bartur nga era në trotuar.
Policia u angazhua për t’iu ndihmuar qytetarëve që të strehohen në vend të sigurt.
Shtrëngata Ivar la pa rrymë 20.000 shtëpi.
[youtube rKUipxR3bDc]
Etiketa: Norvegji