Era shkakton probleme në furnizim me rrymë në Prizren, Pejë, Gjakovë, Prishtinë e Mitrovicë


E diel, 22 Nëntor 2015

Erërat e forta që kanë përfshirë vendin që nga dita e djeshme kanë shkaktuar një numër të konsiderueshëm të prishjeve anekënd territorit të vendit.

KEDS, përmes një njoftimi për media, ka thënë se kanë mobilizuar ekipet dhe janë në vazhdimësi në terren duke i sanuar ato, por forcat e natyrës po e bëjnë të vetën duke shkaktuar prishje të vazhdueshme.

“Më i afektuari mbetet rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Gjakova dhe Peja me rrethinat përkatëse. Prishje të theksuara ka edhe në rajonin e Prishtinës, Mitrovicës dhe Prizrenit, përderisa në rajonin e Anamoravës situata është me e qetë. Në terren, sidomos në Gjakovë ka shumë shtylla të thyera, duke përfshirë edhe brendinë e qytetit. Prandaj, në një situatë të tillë, KEDS apelon tek qytetarët që të lajmërojnë çdo prishje dhe të tregojnë kujdes nëse shohin ndonjë anormalitet në rrjetin distributiv”, ka thënë Viktor Buzhala, nga zyra për informim e KEDS-it.

Në këtë situatë, KEDS kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe i siguron të gjithë që po bën të pamundurën dhe të gjitha ekipet e mundshme janë në terren duke u përballur në vazhdimësi me kushtet atmosferike dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë deri në sanimin e plotë të prishjeve.

Etiketa: ,
Të fundit