E diel, 21 Shkurt 2016
Nëse i keni frikë fluturimet, këto pamje dramatike nga aeroporti “Funkal” i Maderias në Portugali do t’jua trazojnë stomakun.
Aeroporti i Madeiras ndodhet pranë maleve dhe detit, që do të thotë se mund të bjerë fare lehtë pre e turbulencave dhe motit të keq. Për këtë arsye ai cilësohet si aeroporti më i rrezikshëm në Evropë.
Siç shihet edhe nga videoja, ulja e këtij avioni komercial do të ishte një sfidë për cilindo pilot, sado eksperiencë të ketë.
Në imazhet dramatike, shfaqet avioni i parë teksa zhvendoset nga erërat e forta dhe thuajse kthehet përmbys, para se rrota e tij të shkelë pistën. Ndërkohë, avioni i dytë tronditet nga era e fortë, ndërsa piloti merr me vështirësi drejtimin e mjetit.