Erdoğan: 15 korriku ishte tentativë për të lënë popullin pa flamur dhe pa atdhe


E enjte, 4 Gusht 2016

erdogan

Ankara – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar: “15 korriku ishte tentativë për të lënë këtë popull pa flamur, pa atdhe, pa popull, pa shtet. Sepse rrjeti i tradhtisë që ishte në këtë tentativë nuk ka shqetësim as popullin, as flamurin, as atdheun e as shteti”, raporton Anadolu Agency (AA).

President Erdoğan i bëri këto deklarata në një takim konsultativ me krerët e dhomave dhe bursave në kompleksin presidencial.

“Populli ynë më 15 korrik e dha porosinë në mënyrë të hapur dhe të qartë jo vetëm ndaj kësaj organizate terroriste, por edhe për të gjithë të cilët kanë qëllim të njëjtë dhe dëshirojnë të zbatojnë metoda të ngjashme. Çfarë tha populli ynë; ‘Ne nuk kemi atdhe tjetër përpos këtij vendi dhe nuk do ta lëmë shtetin tonë këtyre të devijuarve”, ka deklaruar më tej Presidenti Erdoğan.

Ai ka theksuar më tej: “Kinse të gjithë 160 vendet ku janë të organizuar i pranojnë si atdhe. Përpiqen që të shfaqin një vetëbesim që të vijnë deri në atë pikë që të tregojnë se do ti kontrollojnë edhe ato vende kur do të vijë koha. Do të marrin nën kontroll edhe Amerikën. Ashtu janë duke thënë. Në këtë kontekst nuk jemi duke u përballur me një organizatë të devijuar nga besimi, por edhe nga kombësia.”

“Këta e kanë mashtruar popullin duke e keqpërdorur emrin e Zotit dhe diturinë, dhe e kanë zhveshur (financiarisht) atë në emër të ‘bamirësisë’. Tani çdo gjë po del në shesh, e do të dalin edhe shumë gjëra të tjera. Ende nuk ia kemi vendosur pikën kësaj çështjeje, kjo është vetëm një presje, sepse do të vazhdojmë tutje. Nuk ka të ndalur, nuk ka pushim, por duhet ta vazhdojmë këtë proces në mënyrë të vendosur. “Unë, natyrisht, dua që në fakt edhe i nderuari Kılıçdaroğlu të jetë i pranishëm aty (në lidhje me Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve). Ata aktualisht kanë deklaruar se do të marrin pjesë me një delegacion. Supozoj se do ta rishqyrtojnë edhe një herë çështjen dhe do të vendosin të jenë të pranishëm në Yenikapi ditën e diel”, u shpreh presidenti i Turqisë.

Të fundit