E premte, 14 Prill 2017
Konya – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një fjalimi të premten para mijëra qytetarëve në qytetin e Konyas, tha se nuk ka marrëveshje për asnjë lloj të federalizimit të Turqisë, për të shtuar se një gjë e tillë nuk është temë e asnjë bisede në vend, raporton Anadolu Agency.
“Unë kam qenë gjithmonë ai që më së shumti ka mbrojtur unitarizmin e Turqisë. Rajonet, Federatat apo ndonjë gjë tjetër nuk janë në axhendën tonë, dhe nuk do të jenë”, ka porositur Erdoğan.
Komentet e tij kanë qenë kundërpërgjigje ndaj disa zërave në Turqi të cilët kanë akuzuar se ndryshimet kushtetuese mund të sjellin një sistem tjetër të rendit në shtet.
Etiketa: Recep Tayyip Erdoğan, Referendumi