Erdogan: Esadi duhet përjashtuar nga i gjithë njerëzimi


E premte, 10 Qershor 2016

575a445fb03ce

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në fakt i gjithë njerëzimi duhet ta përjashtojë Kryetarin e Shteti të Sirisë, Beshar Esad.

“Unë besoj se ata që e ndihmojnë atë (Esadin) bëhen ortakë të tiranisë e masakrave të tij”, u shpreh Presidenti Erdoan në përgjigje të interesit të gazetarëve ndërsa po dilte nga Muzeu i Mehmet Aliut në Louisville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku kishte shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të legjendës së Boksit, Muhamet Ali, i shoqëruar nga bashkëshortja Emine Erdoan dhe një delegacion i madh në numër.

Duke iu referuar përpjekjes shembullore të Muhamet Aliut në lidhje me liritë dhe qëndrimin e tij kundër luftës, kreu i shtetit turk tha: “Nuk do të ishte e drejtë që ne ta vështronim për së largu këtë njëri që ka luftuar për liritë dhe që këtë përpjekje e vazhdoi duke filluar që nga mosha 22-vjeçare, kur u bë mysliman, e deri në ditët e sotme. E konsideroj si një detyrë në emrin tim dhe të popullit tim që si një vëlla mysliman të jem prezent sot në ceremoninë e varrimit të tij. U prehtë në parajsë”.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari Erdoan tha se Esadi është një kriminel që ka vrarë 600 mijë qytetarë, për momentin është pushtuesi i një vendi, nga i cili 12 milionë njerëz janë detyruar të lënë atdheun e tyre dhe të shndërrohen në emigrantë, është një njeri që ushtron terror me dorën e shtetit.

“Vetëm në Turqi gjenden 3 milionë emigrantë sirianë”, u shpreh Presidenti turk dhe e vijoi me këto fjalë deklaratën e tij: “Unë besoj se në fakt Esadi duhet të përjashtohet nga i gjithë njerëzimi. Kurse ata që e ndihmojnë atë, gjykoj se bëhen ortakë të tiranisë dhe masakrave të tij. Mua nuk më interesojnë shumë ato çfarë thotë ai”.

Presidenti Erdoan para se të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori pjesë në një darkë iftari shtruar nga Turqit Mesketianë.

Në fjalën që mbajti këtu Erdoan rikonfirmoi edhe një herë përkrahjen e Turqisë ndaj Turqve Mesketianë.

“Ne nuk mund ti linim ata nën bombardime”, u shpreh Erdoan duke shtuar se deri tani kanë pranuar në Turqi 1300 Turq Mesketianë dhe ata që do të vijnë këtej e tutje do ti sistemojnë në vendbanime të ndryshme.

Në fjalën përshëndetëse Presidenti Erdoan dha edhe mesazhe uniteti dhe solidariteti. “Këtu janë mbledhur sot për të njëjtin qëllim njerëz të origjinave të ndryshme, me status të ndryshëm shoqëror. Ja pra, ky është Islami. Ky është myslimanizmi. Aq sa do të arrijmë ta forcojmë këtë unitet, ta përhapim atë, do të arrijnë paqen dhe lumturinë myslimanët, njerëzimi”, tha Erdoan.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan mori pjesë në namazin që u fal në qytetin Louisville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për boksierin legjendar, Muhamet Ali dhe pastaj u kthye në Turqi, duke mos pritur ceremoninë e dytë që do të organizohet sot.