E martë, 7 Janar 2014
Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan ka thënë të martën se shpreson se bisedimet për arritjen e paqes në Siri në konferencën Gjeneva II do të rezultojnë në fundin e epokës së Asadit. Erdogani i bëri këto komente gjatë një konfernece për shtyp në Tokio, ku ka filluar turneun e tij në lindjen e largët.
Ai ka thënë se shpreson se konferenca e mbështetur nga OKB-ja që pritet të mbahet në Gjenevë më 22 janar ka për t’i dhënë fund luftës civile në Siri; “ të ketë sukses dhe të mirren hapa të domosdoshëm për t’i dhënë fund regjimit të Asadit”
Erdogan shtoi se populli sirian duan një qeveri që do të respektojë vullnetin e tyre. “ Nëse ne e mendojmë Sirinë me një udhëheqës i cili është përgjegjës për 130 mijë të vdekur, atëherë Siria do të jetë kështu përgjithmonë”, ka thënë Erdogan, gjatë konferncës së organizuar nga e përditshmja Nikkei.
Erdogan ka thënë gjithashtu se lufta kundër terrorizmit duhet të jetë luftë globale, “E ardhmja e njerëzimit qëndron në luftën kundër terrorizmit nga Japonia në Shtetet e Bashkuara me sinqeritet dhe vendosmëri.”
Etiketa: Recep Tayyip Erdoğan, Siria