Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Erdogan: “Jemi në një luftë pa kompromis me organizatat terroriste”

Prizren Post | 10:35 - 18.03.2016

Ankara – “Jemi në një luftë pa kompromis dhe deri në fund me të gjitha organizatat terroriste. Me lejen e Allahut do ti pastrojmë të gjithë terroristët në këtë vend”, tha Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një ceremoni të organizuar njëkohësisht në 55 qytete të këtij vendi për dhënien e Medaljeve të Shtetit të Lavdërimit, ka deklaruar se janë në një luftë pa kompromis dhe deri në fund me organizatat terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij Erdoğan ndër të tjera tha se: “Të jeni të sigurtë që nuk kemi hedhur dhe nuk do të hedhim asnjë hap që të shqetësojmë shpirtrat e dëshmorëve apo të thyejmë zemrën e veteranëve. Jemi në një luftë pa kompromis dhe deri në fund me të gjitha organizatat terroriste. Me lejen e Allahut do ti pastrojmë të gjithë terroristët në këtë vend”.

“Ajo që na ka mërzitur neve në këtë proces janë dëshmorët e rënë” tha Presidenti Erdoğan dhe në vijim të fjalës së tij shtoi: “Që nga korriku i kaluar kemi dhënë mbi 300 dëshmorë duke përfshirë këtu ushtarë dhe policë. Por a e dini se çfarë kemi fituar? I kemi treguar edhe njëherë botës që këto troje janë atdheu jonë. Kjo gjë ishte e rëndësishme. Kjo fitore është një fitore aq e madhe saqë mund të krahasohet edhe me fitoret e Çanakalasë”.


Etiketa:
Arivisti Company