Erdogan ka anuluar vizitën për në Shqipëri


E mërkurë, 14 Maj 2014

Ankara, 14 maj – Kryeministri Recep Tayyip Erdogan, për shkak të një shpërthimi zjarri që ka ndodhur mbrëmë në një minierë në Soma të qytetit Manisa ka raportuar të shtyjë vizitën e tij në Shqipëri.

Sipas një deklarate të dhënë me shkrim nga Kryeministria thuhet se kryeministri Erdogan përmes telefonit kishte njoftuar homologun e tij shqiptar, kryeministrin Edi Rama për ngjarjen që kishte ndodhur dhe për shtyerjen e vizitës.

Erdogan në takimin Turqi-Shqipëri, rreth temës “Partneriteti Strategjik dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë” që do jetizohej më 14 maj në Tiranë, do të nënshkrunte disa marrëveshje bashkërendimi me shtetin shqiptar, por për shkak të ngjarjeve në Soma tha se shtyrja do të ishte më e përshtatshme.

Kryeministri shqiptar Rama është thellësisht i mërzitur për aksidentin fatëkeq që ndodhi në Soma dhe tha në emër të popullit shqiptar ngushëllimet për familjet e atyre që humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme duke dëshiruar shërim për të plagosurit dhe suksese për ekiet e shpëtimit.

Kryeministri Erdogan sot do të shkojë në Soma të Manisës për t`i vizituar familjarët e minatorëve që humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme./Prizren Post/

Etiketa: , ,
Të fundit