E premte, 7 Mars 2014 
Kryeministri turk Recep Tayyip Erdoğan mbrëmë në emisionin televiziv në kanalin A Haber enkas për t`iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nuk harroi t`i dalë zot Kosovës.
Në pyetjen se si qëndrojnë punët e tatarëve në Krime, Erdoğan u përgjigj “Tatarët dhe popullsia muslimanë në Krime nuk janë për tu anashkaluar nga Rusia pasi që janë rreth 350 mijë tatarë dhe 300 mijë ukrainas. Erdoğan u pyet se a do të paraqiste problem nëse referendumi në Krime do t`i hapte rrugë bashkimit të Krimesë me Rusinë dhe se a kjo do të paraqiste problem ndërkombëtar dhe a është rast i ngjashëm me çështjen e Kosovës.
“Rastit të Kosovës nuk i ngjason sepse në Kosovë shqiptarët janë shumicë, pra më shumë se 95% e popullsisë kosovare janë musliman, që i bie se serbët janë më pak se 5%. Ju e dini që në fillim SHBA-të e përkrahën Kosovën dhe më pas u tërhoqën, sikurse që ende e zhvarrosin çështjen e saj. Me një anë kosovarët po mundohen, në anën tjetër edhe ne po mundohemi që Kosovën ta njohin sa më shumë shtete” u përgjigj Erdoğan./Prizren Post/