Erdogan: Ne rrugës sonë, BE rrugës së vet


E premte, 6 Maj 2016

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, e ka kritikuar shumë ashpër Bashkimin Europain të premten, duke e qortuar se i kishte kërkuar Ankaras që t’i ndryshojë ligjet kundër terrorizmit në mënyrë që t’i përmbushë kushtet për marrëveshjen për vizat, sikur Turqia të ishte nën kërcënim nga sulmet.

” Përderisa Turqia është duke u sulmuar nga organizatat terroriste dhe përkrahësit e tyre, Bashkimi Europian kërkon nga ne që tërësisht ti ndryshojmë ligjet kundër terrorizmit, si kusht për liberalizimin e vizave që ofron Brukseli. Bashkimi Europian së pari duhet ta ndryshojë mentalitetin e tij. Ne do ta bëjmë sipas mënyrës sonë, ju e bëni sipas mënyrës tuaj, ” ka thënë Erdogan gjatë një fjalimi i cili u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

Erdogan nuk dëshiron të lëshojë pe lidhur me këtë çështje, pasi sipas tij Turqia është nën kërcënim të vazhdueshëm të terrorizmit

Etiketa: , ,

Leave a Reply

Të fundit