Erdogan për forcat në Mosul: Iraku kërkoi ndihmë nga Turqia


E premte, 11 Dhjetor 2015

Ankara – Erdogan ka folur edhe për reagimin e qeverisë së Irakut në lidhje me ndryshimin e trupave turke në Mosul dhe ka rikujtuar se Iraku vitin e kaluar pasi DAESH-i hyri në Mosul kërkoi ndihmë nga Turqia.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kanalin Al Jazeera Arabisht në një intervistë e cila do të publikohet e plotë këtë mbrëmje iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me rendin e ditës, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan ka folur edhe për reagimin e qeverisë së Irakut në lidhje me ndryshimin e trupave turke në Mosul dhe ka rikujtuar se Iraku vitin e kaluar pasi DAESH-i hyri në Mosul dhe pasi ndoqi një politikë për tu përhapur në Irakun e Veriut kërkoi ndihmë nga Turqia.

Presidenti turk ka pohuar se: “Ibadi gjatë vizitës së tij në Turqi në vitin 2014 kur foli për këto nga ana e tij pati kërkesa për trajnime. Dhe në kuadër të këtyre kërkesave formuam kampin Bashika. Për të gjitha këto kanë informacione dhe janë të lajmëruar. Tani a nuk mund të ngrihet një pyetje ‘Ku ishit ju kur u formua kampi Bashika?’, ku nga ajo ditë e deri tani nuk ka patur asnjë reagim. Dhe tani pas disa zhvillimeve të reja në rajon hidhni një hap të tillë. Në këtë mënyrë ne për të forcuar kampin Bashika rritëm njësitë tona trajnuese, të cilat plotësisht nuk ndodhen atje si forca luftarake. Ato ndodhen atje më shumë si trajnues”.

– “Iraku dhe Irani janë duke bashkëpunuar për sektarizmin”-

Erdogan, duke vënë në dukje se në rajon ka vende të cilat ndjekin politika me bazë sektare ka theksuar se Turqia është një vend kundër sektarizmit.

Duke theksuar se vendet më në krye që kryejnë sektarizëm në rajon janë Irani dhe Iraku Erdogan ka deklaruar më tej: “Fatkeqësisht në këtë moment Iraku me Iranin janë në krye të një sektarizmi, këtë e kemi vëzhguar me keqardhje, janë në një bashkëpunim. Dhe ky bashkëpunim vazhdon gjithashtu edhe në Siri. Çfarë ka nën këtë problem në Siri? Sërish sektarizmi. Teksa tani hidhet ky hap në çfarë situate do të ndodhen sunnitët këtu? Sepse këtu ka sunnitë arabë, sunnitë turkmenë dhe kurdë. Çfarë do të bëhet me sigurinë e tyre? Të gjithë këto kanë nevojë që me trajno-pajis të jenë të mbrojtur. Të gjithë hapat e hedhur janë në këtë drejtim. Shikoni që prej një kohe të gjatë veçanërisht Qeveria Rajonale Kurde e Irakut të Veriut ndodhet në një situatë ku ka humbur shumë të drejta, të cilat duhet ti jepen”.

Erdogan, duke u shprehur se në Irak nuk ka një koncept të një qeverisjeje të drejtë, ka theksuar se një pjesë e madhe e popullit duke përfshirë edhe arabët janë të shqetësuar.

Etiketa: , ,
Të fundit