Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Erdoğan për zgjedhjet: Ky proces të jetë në të mirë të popullit të Turqisë

Prizren Post | 19:06 - 08.06.2015

Ankara – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan duke iu referuar zgjedhjeve të përgjithshme u shpreh se: “Ka shumë rëndësi që në këtë proces të ri ku është futur Turqia pas zgjedhjeve, partitë politike të mbajnë një qëndrim të kujdesshëm ku të mund të marrin përgjegjësitë mbi zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë dhe stabilitetit në vend”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Turqisë Erdoğan ka bërë reagimin e tij të parë ndaj zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në Turqi, reagim ky i publikuar në uebin zyrtar të Presidencës.

Në deklaratën në fjalë Erdoğan shpreson që ky proces të jetë në të mirë të popullit të Turqisë. Në deklaratë ndër të tjera thuhet: “Pjesëmarrja e lartë në votime tregon stabilitetin dhe kërkesën me ngulm të popullit tonë ndaj demokracisë. Vota e popullit është mbi çdo gjë. Shpresoj që partitë politike që kanë mundur të fitojnë të drejtën e hyrjes në Parlament do ta vlerësojnë me qetësi këtë proces pasi këto përfundime tregojnë që asnjë parti nuk mund të formojë e vetme qeverinë”.

“Ka shumë rëndësi që në këtë proces të ri ku është futur Turqia pas zgjedhjeve, partitë politike të mbajnë një qëndrim të kujdesshëm ku të mund të marrin përgjegjësitë mbi zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë dhe stabilitetit në vend. Falënderoj popullin turk për interesin ndaj këtyre zgjedhjeve, Këshillin e Lartë të Zgjedhjeve, KZAZ të gjithë rajoneve, si dhe forcat e sigurisë për gatishmërinë dhe punën e palodhur që bënë gjatë këtyre zgjedhjeve” thuhet ndër të tjera në deklaratën e Erdoğan publikuar në faqen zyrtare të Presidencës së Turqisë.


Etiketa:
Arivisti Company