Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Erdogani dhe “One Minute”

Prizren Post | 15:11 - 08.08.2016

Savash VELIU

Savash VELIU

Në Turqi vazhdon Lufta për Pushtet nga Dy Rivalët e fuqishëm Politik, njëri i veshur me eksperienc të madhe politike siç është Erdogani i cili çfaqet si Lider Botëror dhe Gyleni që vepron plotësisht me lakminë për pushtet, me pasionin për të marrë pushtetin ilegalisht për t’u bërë Kalif. I pari udhëheq i centralizuar nga Ankaraja dhe Stambolli me votën e Popullit, kurse tjetri nga Pensilvania e CIA-s!

Ditët që lamë pas dëshmoi se cili mund të ishte akti i fundit i një lufte të hapur ndërmjet dy lëvizjeve më të mëdha në Turqi. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, akuzoi liderin “musliman” në mërgim, Fetullah Gylen si organizator i grushtit të shtetit kundër qeverisë, që dështoi ditët e kaluar. Menjëherë pas kësaj, Erdogan nisi një valë spastrimesh masive dhe një sërë arrestimesh në të gjithë vendin të gjithë të dyshuarve që kanë ndonjë lidhje me Gylenin.
Por, para së gjithash, kur diskutojmë për liderët në Turqi, duhet të kemi parasysh se po diskutojmë për një skenë shumë të ndryshme nga ajo e shumicës së pjesës tjetër të botës islame. Kjo që po ndodh në Turqi, është në thelb një luftë ndërmjet islamikëve të moderuar. Erdogani nuk bënë thirrje për ndonjë Shtet Islam, rikthimin e ligjit të Sheriatit, apo të Kalifatit. Erdgani vepron me kujdes brenda një strukture kryesisht laike të shtetit të krijuar një shekull më parë nga themeluesi sekularist modern, Kemal Ataturk. Në të vërtetë nuk po diskutojmë për Islamin apo për teologjinë, por për pushtetin dhe ndikimin te të tjerët. Politika në Turqi ka qenë përherë një lojë e ashpër, madje edhe brenda rendit demokratik.

Por, ndërmjet dy grupimeve vërehen dallime të rëndësishme. Erdogani drejton një parti politike, ndërsa Gyleni vepron përmes një lëvizjeje civile të quajtur Hizmet (Shërbimi). Erdogan vjen nga një lëvizje më tradicionale sunite turke e Islamit; ndërsa Gyleni nga një lëvizje (a)politike, me dukje sufiste. Gyleni është i interesuar për ndryshime të ngadalta dhe tolerancës ndërfetare politike amerikane, e cila në thelb ka arsimin e lartë laik nga cila infiltrohen në instancat e larta shtetërore. Erdogan si kryetar i një partie politike, para së gjithash, është i interesuar për ruajtjen e pushtetit të partisë së tij dhe vepron në një mënyrë transparente, duke u përpjekur që të rrisë mirëqenien e përgjithshme Turke.

Gjasat tregojnë se Gyleni mund të jetë organizatori i përpjekjes dramatike të dështuar për grusht shteti kundër Erdoganit ditëve të kaluar. Lëvizja a-islame e Gylenit ka, ndoshta, më shumë se një milion ndjekës apo simpatizantë, të cilët nuk janë nën një kontroll të centralizuar. Erdogan kërkon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta ekstradojnë Gylenin (aktualisht ai jeton në Pensilvani) në Turqi, por Uashingtoni zakonisht nuk i ekstradon figurat politike, duke përjashtuar këtu rastet kur provat e paraqitura në një gjykatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shumë bindëse.

Erdogani tashmë ka shkërmoqur në masë të madhe Hizmetin që para tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut në Stambollë dhe Ankara, dy bastiona të Turqisë. Ndërmori një spastrim masiv dhe të vazhdueshëm ndaj anëtarëve të Lëvizjes “Hizmet”, aktivistëve, mbështetësve, zyrtarëve, institucioneve financiare, televizioneve, gazetave, institucioneve arsimore dhe sociale dhe në veçanti brenda strukturave të policisë dhe në rradhët e gjyqësorit. Institucionet e Hizmetit gatise janë shkatërruar.

Anëtarët e saj e dinin se baza e tyre ishte goditur rëndë dhe e kuptuan nevojën për t’u riorganizuar si lëvizje, ndoshta duke punuar më ngushtë me forcat liberale, madje edhe me laikët, PKK dhe ISIS, duke pasur si qëllim rrënimin e demokracisë dhe për t’u siguruar nga një rikthim i influencës dhe pushtetit të ushtarakëve, si dhe për të parandaluar zgjerimit të autoritarizmit të Erdoganit.

Gyleni gjithmonë ka mbështetur fshehurazi uljen e dinjitetit të shtetit, e bazuar në traditën më të mirë të perandorisë osmane. Ai është pozicionuar në flakjen e shtetit edhe kundër lëvizjeve më të hershme islame, të cilat vinin Islamin mbi shtetin. Madje ai ka qenë i detyruar të mbështesë marrjen në kontroll të shtetit nga ushtarakët në vitin 1980, në mënyrë që shteti të shkatërroj dhe të fus një luftë e ashpër guerile dhe civile në rrugët e vendit. Në thelb, ai mbështet anti-demokracinë drejt sundimit ushtarak dhe këtë e vlerëson si një garanci dhe mënyrë më të sigurtë për Lëvizjen “Hizmet” që ajo të ekzistojë dhe të kryejë missionin e saj të porositur që nga themelimi në vitin 1973.

Pas puçit ushtarak tërhiqet Gylenizmi në hije për të arrdhur në skenë pasi të vijë koha e saj e që ishte dita e sotme. Puçi ushtarak i Kenan Evren shpiku terrorizmin e PKK-së të viteve ’90-ta që t’ia humbas fuqinë jetike Turqisë dhjetra vite rresht.

Gyleni tentoi të argumentoi pamundësinë dhe mungesën e aftësive për të organizuar një grusht shteti të përmasave të tilla në një ushtri, por duke haruar se puçistët demaskuan njëri tjetrin duke treguar se si janë infiltruar për dekada me rradhë ndjekësit e lëvizjes “Hizmet”, duke i larguar jashtë strukturave të ushtrisë ata që nuk janë nga Hizmeti – dhe të çdo oficeri që shfaqte përkatësi në ndonjë prej besimeve fetare.

Inteligjenca turke për vite me rradhë ka ndjekur dhe vëzhguar me kujdes të gjitha lëvizjet e Lëvizjes “Hizmet”, duke grumbulluar dosje masive rreth saj dhe anëtarëve të kësaj lëvizjeje. Atëherë, përse vallë Gyleni zgjodhi një përpjekje për grusht shteti, i cili është në kundërshtim me të në të gjitha pikëpamjet e tij, si dhe, pse ta bënte diçka të këtillë pikërisht në një moment të një dobësie maksimale përballë Erdoganit?

Inteligjenca turke gjatë ndjekjes deshifroj kripto mesazhimin e fshehtë të tyre dhe detajet për përgaditje vite me rradhë të një grusht shteti. Këtë e kuptuan Gylenistët dhe ishin të detyruar të përshpejtojnë puçin prej muajit gusht në ate korrik dhe kështu ai dështoi!

Udhëheqësit e grushtit të shtetit u vetëquajtën Komiteti i Paqes në Vend. “Paqja në Vend” (Yurtta Sulh) është pjesë e një slogani të famshëm të Laikut Ataturk e që ishin në dije nga zhbërja totale me dhjetëramijëra njerëz të spastruar dhe të arrestuar – policë, ushtarakë, gjyqtarë, avokatë, mësues, bankierë, gazetarë, kryesisht e koncetruar me epiqendër në Stamboll dhe Ankara, e ndjenin veten të strukur për muri, dhe se rruga e vetme para zhdukjes ishte të merrnin fatin në dorë duke ndërrmar aksion “Kamikaze”(vdekje ose liri)!!!

Erdogan ka gjetur rastin për të eliminuar të gjithë kundërshtarët e planeve të tij për të krijuar një presidencë të re të superfuqishme për popullin dhe Turqinë e tij të re. Është e sigurtë që Erdogani ka për të gjetur shumë të tillë, madje edhe brenda radhëve të partisë së tij, të cilët kanë frikë nga shtrirja e pushtetit të pakufishëm të tij, megjithëse të frikësuar në heshtje. Gazetarët dhe Mediat që dikur ishin subjektivë, tashmë i mendojnë me kujdes fjalët e tyre para se t’i artikulojnë duke i dalur për zot “Diktatorit” përball puçit bashkë me popullin.
Tani është e njohur dhe publiku e di që kur Gyleni pati aplikuar për pajisjen me “green card” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2006, ku Gyleni përbënte kërcënim për sigurinë e Turqisë. Kjo ka ndodhur menjëherë pas viteve të “90-ta. Gyleni si misafir i CIA-së ishte “E ardhmja e Islamit Politik Amerikan”, në gjithë botën. Lëvizja “Hizmet” ishte një lëvizje shumë e moderuar, e fshehur pas petkut fetar si tolerante, jo e dhunshme, e hapur për dialog ndërfetar; një lëvizje politike dhe aspak sociale dhe një përkrahëse e fuqishëm e arsimit si mjeti më i fortë për fuqizimin e muslimanëve në një të ardhme të globalizuar si përkrahës të diktateve Perëndimore kur dita të vij.

Por, gjatë viteve të luftës globale të Presidentit Bush kinse kundër terrorizmit, neokonservatorë në Uashington propogandonin deportimin e Gylenit, si dhe të disa qindra klerikëve të tjerë muslimanë, duke i konsideruar ata si kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto ishin parapërgaditje për atë kohë të arrdhjes së Lëvizjes “Hizmet” në skenë një lëvizje që përfaqëson fytyrat më inkurajuese të Islamit bashkëkohor në botë sipas tipareve amerikane.

Lëvizja e Gylenit “Hizmet” nuk ka qenë një organizatë transparente, prandaj kjo është parë si diçka “e fshehtë” (në hije). Por, në dekadat e fundit, kur anëtarësimi në Lëvizjen “Hizmet” (apo në ndonjë lëvizje tjetër muslimane në Turqi) përbënte bazë për ndjekje penale të mundshme, anëtarët e kësaj lëvizjeje kanë mbajtur një profil të ulët, shpesh duke e fshehur përkatësinë e tyre identitare.

Kjo ndryshoi disi pas ardhjes në pushtet të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdoganit (e njohur si AKP-ja) në vitin 2002. Shumë anëtarë të Lëvizjes “Hizmet” më pas ishin të lirë aspironin për poste në qeveri (nëse ishin të kualifikuar). Në veçanti, ata kërkonin punë në polici dhe në sistemin e drejtësisë, në një masë të madhe për të siguruar që kompetencat e policisë do të përdoreshin më pas kundër Pushtetit Civilë (AKP-së), ashtu sikundër kishte ndodhur në të kaluarën.

Batica është kthyer dhe Erdogani është tashmë i gjithëpushtetshëm – policët e kontrolluar prej tij përdoren kundër anëtarëve të Lëvizjes “Hizmet” dhe Gylenit i cili sipas analistëve pas puçit do të vinte në krye të shtetit Turk sikur “Molla (imam) Kalif” siç erdh Ajatollah Homeini në Iran.

Fatmirësisht, kjo nuk ndodhi sepse Turqia atëherë nga (CIA – NATO) do të detyrohej të hyjë në luftë me Irakun, Sirinë, Iranin sikur Homeini në vitet e ’80-ta me Irakun dhe kështu skena e Lindjes së Mesme do të përgjakej në vëllavrasje mes muslimanëve dhe kjo do të ishte “Triumfi i Kryqëtarve Perëndimorë” mbi Botën Islame!!!

Në fund, kjo nuk është thjesht një lojë, por politikë shfarrosëse mbi një çështje tejet kritike të ekzistimit si Ummet Musliman!!!


Arivisti Company