Erdogani mesazh për perëndimorët: Nuk e copëtoni dot Turqinë


E premte, 5 Gusht 2016

erdogan

Ankara – Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se ka nisur të dalë në dritë edhe bashkëpunimi i Organizatës Terroriste Guleniste – Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) me organizatat terroriste, si: organizatën separatiste PKK, zgjatimin e saj në Siri, PYD dhe organizatën DAESH.

Mbrëmjen e tentativës tradhtare të Organizatës Terroriste Guleniste – Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) në 15 korrik si dhe zhvillimet që rrodhën më pas Presidenti Erdogan i vlerësoi në ekranet e TRT-së.

Presidenti Erdogan tha se thirrja e tij drejtuar popullit “dilni jashtë dhe mblidhuni në sheshe” përmes ekraneve të televizionit pasi ishte informuar nga kunati për ngjarjen (puçin) e kishte kthyer erën në kahun tjetër brenda një kohe të shkurtër. Erdogan shpjegoi pastaj se si kishte zbritur në Stamboll pas një udhëtimi të rrezikshëm pasi avioni i tij ishte provokuar nga avionët luftarakë F-16.

“Bashkëshortja, vajza dhe dhëndri (Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Berat Albayrak) që ishin pranë tij në këtë proces vepruan me vendosmëri e burrëri. Na u desh vetëm të qetësojmë ngandonjëherë nipërit dhe mbesat, pasi janë të vegjël”,- tha Presidenti.

Erdogan foli për rrjetin e gjerë të organizimit të FETO-s nga viti 2010 e prapa, duke mos u njohur të drejtë jetese të tjerëve. Presidenti pohoi se që në çastin që mori lajmin e parë për këtë tentativë natën e 15 korrikut nuk kishte asnjë dyshim që autorja e kësaj ngjarjeje ishte Organizata Terroriste Guleniste-Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY).

Në pikën e arritur sot ka nisur spastrimi i Forcave të Armatosura Turke dhe institucioneve të tjera nga pjesëtarët e kësaj organizate, por gjatë këtij procesi nuk do të ketë veprime të paligjshme; gjithashtu nuk do të ketë mëshirë ndaj askujt në të kundërtën kjo do të ishte tradhtari ndaj dëshmorëve dhe veteranëve, cilësoi kreu i shtetit turk.

Në lidhje me reformimin e shërbimeve të inteligjencës, Presidenti Erdogan sqaroi se vazhdojnë punimet për ti mbledhur ato nën një çati. Së shpejti çështja do të vlerësohet nga ana e qeverisë.

“Për të thënë që ‘rreziku ka kaluar’, duhet që këto qeliza kanceroze të çrrënjosen të gjitha”, tha Presidenti Erdogan për rrezikun që paraqet Organizata FETO, të cilën e ngjasoi me qelizat kanceroze.

(vijon)

Gjatë transmetimit mesazhet e familjeve të qytetarëve që u dolën për zot shesheve natën e 15 korrikut Presidenti i dëgjoi me sy të përlotur.

Duke iu drejtuar vendeve perëndimore, nga të cilat ende nuk ka ardhur dikush të shikojë se çfarë ka ndodhur në Turqi, Erdogan tha: “Nuk do të arrini dot ta orientoni, ta ndani e copëtoni këtë vend”.

Perëndimi nuk dëshiron që Turqia të fuqizohet, të jetë një vend i vetëmjaftueshëm, u shpreh Erdogan, ndërsa reagoi ashpër ndaj bashkëbiseduesve evropianë që i kishin telefonuar dhe i kishin përcjellë shqetësimet lidhur me arrestimet dhe përjashtimet nga puna pa përmendur asnjë nga 239 dëshmorët e 15 korrikut.

Marshimi drejt vitit 2023 (100-vjetori i themelimit të republikës) do të vazhdojë me hapa të sigurt, vijoi Erdoan duke shtuar se nuk ka asnjë vështirësi në ecurinë ekonomike, fushën financiare dhe tregjet e vendit.

Presidenti foli edhe për procesin që ka filluar për mbylljen e shkollave të kësaj organizate (FETO) në 170 vende të botës, dhe i paralajmëroi ato se “kjo organizatë do të jetë problem edhe për këto vende në qoftë se nuk marrin masat e duhura”.

Lidhur me ekstradimin në Turqi të liderit të FETO (Fethullah Gulen) në Turqi Presidenti Erdogan tha se në ditët e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të realizohen disa kontakte, njoftoi Erdogan dhe kërkoi nga administrata e Uashingtonit që të mos e zgjasë këtë proces, pasi Turqia ka bërë atë që duhej bërë dhe pa kërkuar prova në rastet që ShBA-ja i kërkuar asaj një terrorist.

Erdogan foli edhe mundësinë e arratisjes së kreut terrorist (nga ShBA)

“Këtej e tutje kjo çështje (arratisja) është në përgjegjësinë e ShBA-së. Nuk e di se si do ta shpjegonin një situatë të tillë”,- u shpreh Erdoan.

Nuk është e drejtë ndërlidhja e çdo problemi që ka pasur Turqia në të kaluarën e afërt të saj me FETO, tha Erdogan dhe shtoi: “të mos i ekzagjerojmë edhe aq shumë aftësitë e këtij sharlatani, nuk ka një kapacitet të tillë.

Erdogan tha se liderin e FETO-s e kishte ftuar të kthehej në Turqi vite më parë, por ai nuk i ishte përgjigjur kësaj thirrjeje sepse mendonte që duke qëndruar në ShBA do të kthehej në legjendë; kurse po të kthehej në Turqi ishte i shqetësuar se do të dilte në dritë fytyra e tij e vërtetë.

“Mendja superiore që nuk na e dërgoi Gulenin atëherë, sot e përdor atë ende kundër vendit tonë”, tha Erdogan.

Në deklaratat që bëri në ekranet e TRT-së, Presidenti foli edhe për vizitën që do të bëjë në 9 gusht në Rusi. Kjo vizitë do të kontribuojë në kapërcimin e periudhës negative që kemi kaluar me Rusinë pas krizës së avionit në 24 nëntor 2015, theksoi Erdogan, duke shtuar se një nga pikat më të rëndësishme të takimit me liderin rus, Vladimir Putin do të jetë kriza e Sirisë.

Të fundit