E shtunë, 8 Korrik 2023
STAMBOLL – Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që Rusia tha se po i vëzhgonte nga afër.
Zelensky e kaloi këtë javë duke vizituar vendet e NATO-s, duke kërkuar mbështetje përpara një samiti të NATO-s në Lituani që fillon të martën.
“Pa dyshim, Ukraina e meriton të jetë në NATO”, tha Erdogan.
Zelensky tha se ishte “i lumtur kur dëgjoi” se Turqia mbështet ofertën e Ukrainës për t’u bashkuar gjatë një konference të përbashkët për shtyp, raporton CNN.
Të premten, Zelenskiy, tha se bisedimet e tij me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan do të mbulojnë samitin e NATO-s, garancitë e sigurisë dhe një marrëveshje të eksportit të grurit ukrainas me Rusinë që Turqia ndërmjetësoi vitin e kaluar.
Zelenskiy njoftoi temat që do të diskutohen në bisedime teksa mbërriti në Stamboll më 7 korrik në pjesën e fundit të turneut të tij.
“Ne po përfundojmë një ditë të ngarkuar në Turqi. Negociatat me presidentin Erdogan. Koordinimi i qëndrimeve në lidhje me formulën e paqes, samitin e NATO-s, garancitë e sigurisë dhe iniciativën e grurit”, tha Zelenskiy.
Tema të tjera për t’u diskutuar janë kontratat e rindërtimit dhe mbrojtjes, shtoi ai.
Zelenky ka qenë në turne dy ditët e fundit për të mbledhur mbështetjen për një ftesë për t’iu bashkuar NATO-s, përpara samitit të aleancës ushtarake.
Ndalesa e tij e parë ishte Bullgaria, ku mori garanci për mbështetje nga kryeministri Nikolai Denkov dhe nënshkroi një deklaratë për integrimin e Ukrainës në organizatat perëndimore, përkatësisht në NATO dhe BE.
Etiketa: NATO, Recep Tayyip Erdoğan, Turqia, ukraina, Volodymyr Zelensky