Erërat e fuqishme rrëzojnë minaren e xhamisë


E mërkurë, 13 Janar 2016

kobaj

Prizren – Në orët e herëshme të së martës (12.01.2016), rajoni i Prizrenit, është përfshirë nga një erë e fuqishme, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.


Përveç rrëzimit të shtyllave të rrjetit elektrik, pastaj demolimit të kulmit të shtëpive, etj., era ka bërë dëm edhe në objektin e xhamisë në fshatin Kobajë të Prizrenit, duke e rrëzuar kulmin e minaresë. El-hamdulilah, që nuk kemi patur dëme në njerëz. Një gjë është e sigurtë, të gjitha dëmet i ka shkaktuar era e fuqishme, dhe jo faktori njeri, prandaj, nuk ka nevojë për hetime, thuhet në komunikatën për media nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren.