Escobar pret një marrëveshje mes Prishtinë dhe Beogradit në ditët në vijim


E shtunë, 19 Nëntor 2022

WASHINGTON – Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shpreson se Prishtina dhe Beogradi do të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim për uljen e tensioneve në veri.

Escobar i bëri thirrje dy palëve që të tregojnë fleksibilitet maksimal dhe të arrijnë një marrëveshje para 21 nëntorit, datë kur do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë automjetet me targat RKS.

“Palët duhet të dyfishojnë detyrimet e tyre ndaj dialogut, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjeve tashmë të nënshkruara, që nënkupton fillimin e negociatave për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe”, tha Escobar, shkruan Euronews.

Sipas tij, ngjarjet e fundit në veri të Kosovës janë shqetësuese.

“Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin”, nënvizoi Escobar.

Etiketa: , , , ,
Të fundit