Është bërë përparim në lobim te pesë shtetet mosnjohëse të BE-së


E enjte, 8 Dhjetor 2022

PRISHTINË – Pasi Kosova njoftoi për planet për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian para fundit të vitit, presidentja Vjosa Osmani tha se po bëhet përparim në lobimin te pesë vendet anëtare të BE-së, të cilat aktualisht nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Qiproja, Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e shpallur në vitin 2008 pas një lufte brutale të viteve 1998-99, ku u vranë 13,000 njerëz dhe u zhvendosën deri në 1.4 milionë shqiptarë etnikë, shkruan Euractiv.

Që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit në BE dhe anëtarësimi, kërkohet miratimi unanim i 27 shteteve anëtare, të cilat mbeten të ndara për këtë çështje.

“Por ne duam t’i përdorim këto vite në dy fronte, njëra për t’u siguruar që të shtyjmë përpara për reforma të rëndësishme në vendin tonë që do të na afronin me BE-në. Dhe së dyti, për të bindur të gjithë anëtarët e BE-së që të mbështesin anëtarësimin e Kosovës dhe të na japin statusin e kandidatit”, ka thënë presidentja Osmani në një intervistë për Euractiv.

Etiketa: , , ,
Të fundit