E enjte, 7 Tetor 2021
PRISHTINË – Ministria e Shëndetësisë ka nisur takimet për të diskutuar për masat antiCOVID.
Megjithëse rastet pozitive me COVID-19 kanë rënë dukshëm, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në masa.
Është planifikuar që MSH të mbajë sot takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe përfaqësuesit e komunave në lidhje me masat antiCOVID.
Nga kjo ministri bëjnë të ditur për Telegrafin se është ende herët për të bërë ndryshime të mëdha në masa.
“Është e vërtetë që situata epidemiologjike këtyre ditëve është më e qetë, por është ende herët për të bërë ndryshime të mëdha në masa, duke pasuar parasysh që procesi edukativo -arsimor sapo ka filluar me kthimin fizik të nxënësve në shkolla dhe gjithashtu, gjatë kësaj kohe, ka edhe aktivitete që ndërlidhen me fushatën zgjedhore të cilat duhet monitoruar për sa i përket ndikimit që mund të kenë në situatën e përgjithshme epidemiologjike lidhur me COVID-19”.
Etiketa: Aktuale, Coronavirus, Covid19, Kosovë, Ministria e Shëndetësisë