Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Eurodeputetët kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë vitit 2020

Prizren Post | 11:59 - 27.06.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

BRUKSEL – Deputetët e Parlamentit Evropian (33 sish) kanë nënshkruar një letër, përmes të cilës kanë kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel të vendosë në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e libëralizimit të vizave për Kosovën.

Kështu kanë bërë të ditur Drejtori Ekzekutiv i Institutit EPIK Demush Shasha dhe eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, i cili ka bashkëngjitur edhe dokumentin me nënshkrimet e deputetëve.

“Dje, 33 anëtarët e Parlamentit Evropian nga katër grupe më të mëdha parlamentare të Parlamentit Evropian i kanë shkruar Kancelares Merkel dhe Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë Seehofer që të sigurojnë se vendimmarrja për liberalizim të vizave për Kosovën të përfundohet brenda vitit 2020 në kuadër të Presidencës Gjermane”, ka shkruar Shasha, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, edhe liderët e Kosovës duhet të bashkëpunojnë në këtë mënyrë e jo duke u marr siç tha ai me mesazhe të kota nëpër rrjete sociale.

“Ky është shembulli se si duhet të bashkëpunojmë me miqtë e Kosovës sikur Eurodeputetja Viola Von Cramon-Taubadel për të realizuar interesat e qytetarëve, e jo duke humbur kohë me mesazhet e kota nëpër Twitter që vetëm izolojnë Republikën e Kosovës edhe më tuje nga miqtë ndërkombëtar”, tha tutje ai.

Shasha tregoi se për katër ditë do hapet dritarja më e mirë gjashtë mujore për të siguruar liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës, qysh nga viti 2016.

“Në veçanti në këto gjashtë muaj, spektri politik në Kosovë duhet të tregoj vullnetin dhe përgjegjësinë politik për të siguruar përfundimin e izolimit të qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai, duke shtuar se nëse e Kosova e humb edhe këtë mundësi për liberalizimin e vizave, do hyjë në një stad të pa parashikueshëm. “Po e humbëm mundësinë e liberalizimit vizave edhe në gjashtë muaj të ardhshëm të Presidencës Gjermane, liberalizimi i vizave do hyn me një stad të pa parashikueshëm”.

Ndërsa, eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ku ka bashkëngjitur edhe dokumentin me nënshkrimet e deputetëve.

“Së bashku me Viola von Cramon (raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian) dhe kolegët e tjerë, kemi dërguar një letër tek (kancelarja) Angela Merkel me kërkesen për të vendosur në agjendë të presidencës gjermane të Këshillit Evropian çështjen e tej-zgjatur të libëralizimit të vizave për Kosovën”, thuhet në postim.

Gjermania pritet të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku.

Deputetët shprehen se Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe tash i takon BE-së që të përmbush pjesën e saj të obligimit.

“Ne po humbim kredibilitetin tonë kur një shtet i tretë e bën atë që ne kërkojmë nga ta, por nuk marrin avantazhin të cilin ua kemi premtuar. Si mund të kërkojmë çfarëdo reforme tjetër nga një shtet në fqinjësinë tonë, kur ata nuk mund të jenë të sigurtë se do të përfitojnë çfarëdo nga puna e tyre. Integrimi Evropian nuk ësstë domosdo opcioni i vetëm i shteteve në rajon. Ku do ti çojë nrruga e tyre nëse jo në BE?” kanë shkruar këta deputetë.

Në mesin e tyre është edhe Raportuesja për Kosovën, gjermanja Viola von Cramon-Taubadel, nënkryetari i grupit socialist Tonino Piculla nga Kroacia si dhe deputetët nga të gjitha grupet më të rëndësishme në Parlamentin Evropian.

“Ne e dimë se lëvizja e lirë është një prej përfitimeve më të prekshme të integrimit evropian, dhe besojmë se qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e hyrjes në zonën e Schengenit pa pengesa. Jo pse ata kanë ndonjë të drejtë të veçantë, por për shkak se institucionet e tyre shtetërore e kanë bërë atë që ne kemi kërkuar nga ta. Ky është rasti juaj për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe ta sjellni Kosobvën më afër BE-së” ,kanë shkruar këta deputetë.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kishin konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Por, çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së ku disa shtete të rëndësishme nuk janë pajtuar që të liberalizohen vizat për Kosovën.


Etiketa:

Bëni një koment