E hënë, 21 Dhjetor 2020
BRUKSEL – Rregullatori i Bashkimit Evropian për sa i përket ilaçeve pritet të vendosë të hënën nëse do të autorizojë vaksinën e coronavirusit, Pfizer-BioNTech.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Agjencia Evropiane e Barnave me bazë në Amsterdam e afroi datën, pas presionit nga Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së për të përshpejtuar procesin.
Kërkesa për veprim u rrit derisa Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan këtë vaksinë dhe kanë filluar tashmë me vaksinimet.
Bashkimi Evropian do të mund të fillojë me vaksinimet kundër coronavirusit nga 27 dhjetori.
Rregullatori tha se kishte punuar gjatë gjithë kohës për të përshpejtuar gjërat, por duhej të sigurohej që vaksina Pfizer-BioNTech ishte e sigurt dhe efektive, në mënyrë që të shmangte çdo dyshim që mund të ndikonte gjatë marrjes.
Etiketa: Aktuale, Bashkimi Europian, Coronavirus, Covid19, Vaksinimi