Europa s’qanë kokën për ne


E mërkurë, 11 Dhjetor 2013

Autor: Samidin XHEZAIRI

Janë disa “lider politik” të shqiptarisë,
Të cilët që moti s’ia dinë rendin burrërisë!
Me popull të përgjumur që s’i thërrasin lirisë!
Fatkeqësisht në heshtje i janë përshtatur robërisë!

Edhe pse të pushtuar që prej se ishin në djep,
Vetëm se ankohen që lirinë askush s’ua jep!
Kthjellohu, nga Europa s’ke çfarë pret!
S’qanë kokën për ty, ka hallin e vet.

Sërish çudi, shqiptari sa shpejtë harroi,
Kur Europa plakë në bisedime na detyroi,
Mase e qartë që për të mirën e shkaut punoi.
S’na përfillën, kërkesat e armikut tonë i pranoi!

Kosovën, për të pranuar ndarjen e Mitrovicës e detyruan.
Kosovën Lindore në Konçul paturpësisht e mashtruan!
Në Maqaedoni marrëveshja e Ohrit na ishte ofruar,
Edhe pse e brishtë, vetëm pjesërisht e realizuar!

Padyshim që na dëmtuan, secili nga ne e di.
Shembuj të freskët, pa shkuar thellë në histori.
Andaj edhe tre rastet e fundit s’paraqesin befasi!
Kaluan 100 vite, e njëjta na përsëritet në vazhdimësi!

O po, Europa gjithsesi na bëri me hile, nuk e ç’fajësojmë.
Por që ne u treguam tepër të papjekur, duhet ta pranojmë.
Madje kishte dhe ka të tillë që çështjen kombëtare e tradhtuan.
Shpirtligë, të cilët për përfitime të vogla me armikun bashkëpunuan!

Pa e zgjatur, duhet cekur që fatmirësisht e tëra nuk është vetëm zi.
Shpesh përgjatë historisë kombëtare jemi dëshmuar për burrëri.
Kishim, kemi trima të gatshëm për të luftuar përplot krenari.
Të forcuar në rrugë të Zotit, pa vonuar do të na kenë zili.

Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 09.12.2013
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa:
Të fundit