E enjte, 19 Qershor 2014
Sot në mëngjes Facebook shfaqi probleme për 30 minuta në faqen e saj ueb dhe në aplikacionet e saj në celularë. Përdoruesit që u përpoqën të qaseshin në rrjetin social Facebook herët në mëngjes morën një mesazh “Kërkojmë falje, diçka nuk është në rregull. Po punojmë që të zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”
“Sot në mëngjes, u shfaq një problem që ndalonte përdoruesit të postonin në Facebook, për një periudhë shumë të shkurtër kohe. Ne e zgjidhëm problemin, dhe tani jemi rikthyer 100%. Kërkojmë falje për çdo shqetësim që mund të kemi shkaktuar,” tha një zëvendës i Facebook-ut për CNET.
Facebook nuk bëri të ditur arsyet e ndërprerjes së rrjetit social. Problemi i shfaqur nuk i ka shpëtuar numrit të madh të cicërimave të postuara në Twitter, ku disa ankoheshin për mosfunksionimin e rrjetit social Facebook, e të tjerë gjetën rastin të bënin pak shaka për të.