FAK-u, “peng” i Listës “Srpska”


E mërkurë, 23 Korrik 2014

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcën e Armatosur ishte dëshirë e gjithë spektrit politik dhe qytetar, por këtë transformim e ‘penguan’ pakicat e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës duke kushtëzuar votat e tyre për ndryshimet kushtetuese me vazhdimin për një mandat të vendeve të rezervuara për pakicat.
Ndërkaq çështja e transformimit të FSK-së në Forcën e Armatosur do të jetë me prioritet i qeverisjes së koalicionit LDK-AAK-Nisma por sa do të jetë kjo e mundshme mbetet të shihet.

Rrustem Berisha, anëtar i Kryesisë së AAK-së, pohon se prioritet i Qeverisë së Koalicionit LDK-AAK-Nisma është procedimi sa më shpejt në Kuvend dhe miratimi i Ligjit për FAK-un.

Por sipas tij, me gjithë vullnetin që do ta ketë koalicioni qeverisës për procedimin sa më të shpejtë dhe miratimin në Kuvend të Ligjit për FAK-un, paraprakisht duhet të krijojmë një unitet të gjithë spektrit politik.

Sidoqoftë, me gjithë dëshirën dhe vullnetit të mirë të forcave politike shqiptare, themelimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës edhe më tutje mbetet peng i vullnetit politik të partive të minoriteteve, mbi të gjitha Listës “Serbe” e cila është faktorizuar në skenën politike e institucionale të Kosovës pas zgjedhjeve të 8 qershorit. /botapress/

Etiketa: , , ,
Të fundit