E enjte, 21 Korrik 2016
Pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik që kishte në synim unitetin dhe vullnetin e popullit, përkundër pretendimeve të kryeterroristit të organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ), faktet tregojnë krejtësisht të kundërtën, raporton Anadolu Agency (AA).
Pamjet e asaj nate të errët ku u hodhën plumba, bomba dhe u sulmua me armatime të rënda dhe si pasojë të paktën 246 civilë, policë dhe ushtarakë humbën jetën si dhe më shumë se 1.500 të tjerë mbetën të plagosur, tregojnë fakte që vërtetojnë lidhjen e FETÖ-s me këtë tentativë për grusht shteti. Fakte për këtë tregojnë edhe deklaratat përpara togave të zeza të dyshuarve të ndryshëm.
– Polici anëtar i FETÖ-s u arrestua brenda në tank
Mithat Aynacı, ish-drejtor Sigurie në Policinë e Stambollit u shkarkua nga puna si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste FETÖ/PDY, pas procesit të 17 – 25 dhjetorit. Ai u arrestua në brendësi të një tanku natën e tentativës për grusht shteti ndërkohë që po mundohej të përparojë drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Stambollit për ta marrë nën kontroll. Ky ishte një tregues i qartë që FETÖ kishte dorë në këtë tentativë për grusht shteti.
Kamerat kanë regjistruar Aynacı-n mbi tank ndërkohë që po përparonte drejt Drejtorisë së Policisë së Stambollit në rrugën Vatan. Në videot amatore shihet qartë Aynacı me uniformë policie dhe me një radiomarrëse në dorë duke drejtuar puçistët. Ai është parë më pas të hipë në një autoblind ushtarak. Në një tjetër video amatore të postuar në rrjetet sociale Aynacı është parë i veshur me rroba ushtarake mbi një tank.
– “Mesazhe mbështetëse nga “abilerët” për tentativën e grushtit të shtetit”
Sipas një procesi të nisur nga Prokuroria e Ankarasë thuhet se nga telefoni i një nga ish-drejtorët e Policisë, Zeki T, kishte mesazhe ku drejtuesit e organizatës kishin dërguar për mbështetje ndaj tentativës për grusht shteti.
“Vëllezërit e Mëdhenj (abilerët) nuk duhet të pranojnë urdhrat e policisë por të ikin menjëherë tek Shtabi i Përgjithshëm. I gjithë zinxhiri të krijojë lidhjen dhe të informohen të gjithë. Të gjithë ushtarakët pensionistë të marrin armët dhe të dalin në rrugë. Të vrasin këdo që të kundërshtojë…” mesazhet të kësaj natyre ishin një tjetër tregues i qartë i lidhjes së FETÖ-s me tentativën për grusht shteti.
Në xhepin e puçistit letër e lutjes (duasë) së Gülenit-
Në xhepin e njërit prej ushtarakëve me grada që mori pjesë në sulmin ku qëndronte Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Marmaris, kapiten Haldun Gülmez kishte një letër ku shkruhej një lutje kundër pushtetit të Erdoğanit e shkruar nga Güleni. Gülmez u arrestua në Izmir dhe iu gjet letra në fjalë.
– Bashkëshortet e dy ushtarakëve të dyshuar për korrupsion në provime
Pas hapjes së procesit gjyqësorë për Haldun Gülmez është nxjerrë një urdhër arresti edhe për ushtarakët Recep Zafer ku më vonë është kuptuar që bashkëshortja e tij ishte e dyshuar për korrupsion në provimet e shtetit KPSS e dyshuar si anëtare e organizatës terroriste FETÖ.
Kübra Gülmez ishte një nga të dyshuarit kryesorë të hetimeve të vitit 2010 për korrupsionin mbi provimet.
Ndërkohë një tjetër person i arrestuar në Izmir për tentativën për grusht shteti, ishte Recep Zafer. Bashkëshortja e tij Zeynep Afra Zafer ishte gjithashtu e akuzuar kryesore për korrupsion në provimin shtetëror, hetim ky i hapur në vitin 2010.
Në hetimet e vitit 2010 për korrupsion në provimet e shtetit KPSS në të cilat dyshohet se janë vjedhur pyetjet e provimeve akuzohen 580 bashkëshorte ushtarakësh. Nga ky hetim ishte bërë e ditur se 100 ushtarakë të lartë dolën që kanë fituar në mënyrë të padrejtë provimin e shtetit.
Në këtë hetim të ndjekur nga prokurori i Ankarasë, Yücel Erkman kanë dalë detaje të ndryshme mbi këtë çështje ku një detaj i spikatur flet për disa bashkëshorte të ushtarakëve që jepnin ndihmë financiare për organizatën terroriste FETÖ.
– Imami i qytetit të Sakarya-s u kap në bazën ushtarake Akıncı
Imami i organizatës terroriste në qytetin e Sakarya-s, Doç. Dr. Adil Öksüz është kapur mëngjesin e 16 korrikut në bazën ushtarake ajrore Akıncı në Ankara. Ai ka thënë për prokurorët se ndodhet në rajon për të parë tokë pasi dëshironte ta blinte. Ndërkohë prokuroria ka thënë se ai është kthyer nga jashtë vendit vetëm dy ditë më parë.
Ekipet e policisë kanë zhvilluar një kontroll në zyrën e profesorit në Fakultetit Teologjik ku ai është në detyrë, ku gjetën dokumente të ndryshme, kanë marrë një kopje të informacioneve në kompjuter si dhe kanë gjetur disa libra të Gülenit.
-Deklaratat e këshilltarit të Shefit të Shtabit
Kolonel Levent Türkkan i cili ishte këshilltar i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm ka pranuar që është pjesë e lëvizjes Gülen. Ai ka pohuar se ka ndërmarrë përgjime, spiunime dhe të tjera urdhra të marra nga organizata terroriste FETÖ.
“Që kur isha pesë vjeç, dëshira ime më e madhe ishte që të bëhem një oficer ushtarak. Dhe ëndrra ime për t’u bërë një oficer ushtarak mu bë realitet”, tha ai, duke shtuar se ai hyri në provimin pranues shkollë ushtarake në vitin 1989.
Turkkan tha se ai ishte një student ekselent dhe se ai ishte i sigurt se do të kalojnë provimet me përpjekjet e veta. “Por, një natë para provimit, vëllezërit e mëdhenj (abilerët) më dhanë testin e pyetjeve dhe përgjigjeve të provimit të matematikës në një shtëpi që i përkiste atyre në Bursa”, tha ai.
Në vazhdim pyetjes nëse i ka parë apo jo ‘’vëllezërit e mëdhenj’’ pasi kishte nisur punën në ushtri ai i është përgjigjur : “U kam shërbyer gjatë misioneve në Stamboll, Trabzon, Dijarbakir, Lefkosa, Kiziltepe dhe së fundi edhe në Ankara.”
– “Planet e FETÖ-s për grusht shteti në raportet e Shërbimit Informativ”
Specialistët në Turqi kanë treguar se zhvillimet e fundit, atmosfera sociale, procesi në drejtësi dhe të tjera zhvillime tregojnë qartë implikimin e FETÖ-s në tentativën për grusht shteti.
Pas dështimit të gjyqit “Puçi i Shtetit Çekani” grupet e hetimit me anë të nisjes së një tjetër hetimi treguan nivelin se deri ku kishte arritur implikimi dhe infiltrimi i anëtarëve të FETÖ-s në ushtri. Raportet e Shërbimit Informativ treguan që synimet e Gülenit ishin për të kapur ushtrinë turke.