“Fantazma”, luftanija e ardhshme amerikane [Video]


E diel, 31 Gusht 2014

[youtube ei7Fs-JF2eo]

Gregory Sancoff mendon se ajo që i duhet Marinës amerikane është një “Fantazmë”. Sancoff është truri i Sistemit të Kërkimeve Shkencore Detare, dhe nuk e ka fjalën për një fantazmë si nëpër filma, por për një luftanije të shekullit të XXI, e cila mund të mbrojë të gjitha luftanijet e mëdha të Marinës nga sulmet përmes detit.

“Ghost” (Fantazma) është një luftanije që ngjason me jet-ski-të. Ajo kushton 10 milionë dollarë, dhe është 18.2 metra e gjatë.

Ajo mund të përdoret për të mbrojtur anijet nga sulmet e mundshme terroriste. Drejtohet nga një ekuipazh i vogël prej 3 personash. Por nëse është e nevojshme në të mund të qëndrojnë edhe 18 trupa të forcave speciale, pa rënë shumë në sy.

“Vendi ynë tani nuk është shumë agresiv kur vjen puna për të kërkuar nga kompanitë e vogla një teknologji të lartë. Unë dua të pyes: Ku janë tani Google, Microsoft, dhe Apple?! Çfarë i ofrojnë ato industrisë së mbrojtjes?”, u shpreh Sancoff.

Por zotërimi i “Fantazmës” nuk është i lehtë pasi përpara se Marina të blejë luftanijen, duhet që të bindë ligjvënësit që të derdhin paratë e taksapaguesve për ta blerë atë.

Pentagoni ende nuk ka bërë një koment specifik për “Fantazmën”, por sipas burimeve të CNN, një zëdhënëse e ndihmëssekretarit të Marinës bëri të ditur se, “Nuk është procedurë e rregullt të blesh një sistem pa pasur kërkesa specifike për të”. Mesa duket SHBA-të ende nuk ia kanë nevojën kësaj teknologjie.

Të fundit