Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Femra nga këndvështrimi i Partisë FJALA!

Prizren Post | 14:41 - 29.07.2017

Autor: Sali KABASHI

Duke u nisur nga aspekti shoqërorë, në trojet tona shqiptare në përgjithësi, femra e kishte një vend jo të merituar dhe tejet përbuzës! Qysh nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, e deri tek “Demokracia” e kohëve moderne, kjo përbuzje e femrës ka vazhduar me të njëjtin ritëm, vetëm se tani është e super-kamufluar!

Dikurë në Kanunin e Lekë Dukagjinit, femra quhej tepricë, në disa raste edhe Shakullë (lëkurë kafshe e regjur në formë çante për bartje), të drejtat e saj ishin të cenuara aq shumë, sa që ky Libër të lë përshtypjen që ajo (femra) kishte të drejt vetëm të merrte frymë dhe asgjë tjetër!
Sot në Demokraci, me një barazi të padrejtë, asaj i mblatohen shumë “të drejta” inekzistente, apo më mirë thënë formale! Rëndësia e saj shihet edhe tek femrat e dhunuara në Luftën e fundit, ku janë rreth 20.000 motra e vajza tona të dhunuara dhe Shteti i injoron, ndërsa shoqëria i përbuzë, bile bile edhe i akuzon si të pamoralshme!

Partia FJALA si Parti e re në skenën politike të Kosovës, përveç fytyrave të reja dhe të pastra, ka sjellë edhe të drejta të reja për femrën dhe të padëgjuara ndonjëherë në vendin tonë, por as në Evropën demokratiko-përendimore!

Femra në programin e Partisë FJALA, nuk është vetëm shtyllë siç e quajnë “të moderuarit”, por është gjeja më me vlerë që ka shoqëria! Andaj, FJALA vjen me propozimin e saj, që nëse një ditë (me lejen e Zotit), do të vije në pushtet, femra do të punoj në orare shumë më të shkurtër se mashkulli, por do të paguhet me pagë të plotë për të njëjtën punë që e bën! E gjithë kjo, sepse nëse një mësuese paguhet për dijen që ua jep nxënësve edhe një Nënë do të duhej të paguhet, për edukatën që u jep fëmijëve!

Një nga çështjet që e etiketon shoqërinë tonë si pasuese e Kanunit edhe në shekullin XXI, është edhe çështja e trashëgimisë, e cila prapë është një e drejt e cenuar për femrën! Për këtë gjë, qeveritë e kaluara të vetmen gjë që e bënë, ishte pagesa e televizioneve për spotet “vetëdiesuese” për të drejtën e femrës në trashëgimi, por asgjë tjetër. Ndaj, Partia FJALA, do të punoj që këtë mos ta le vetëm në letër dhe spote televizive, por të punojë në ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve që nga fëmijëria, duke iniciuar kështu dhënien e trashëgimisë femrës, fakti që i takon trashëgimia nga prindërit, asaj (femrës) ia ka garantuar edhe vet Zoti.
Nëse nuk do ishte kuota gjinore e vendosur me Kushtetutë, femra nuk do kishte vend askund, por edhe ajo, i bën të hezitojnë të marrin pjesë qoftë në Lidership apo kudo tjetër, për shkak se ajo shihet si një pengesë në arritjet e meshkujve! Me Partinë FJALA nuk do të ketë nevojë aplikimi i kuotës gjinore, sepse ajo do e ketë vendin të cilin e meriton, e jo një kuotë e detyruar të jetë pjesë e Kushtetutës. Ajo do udhëheqë, do menaxhoj, do jetë pjesë e vendimmarrjes, do i besohen vendime të mëdha etj.! Andaj, Partia FJALA duke pas parasysh që femra si gjini e bukur dhe e ndjeshme, do e ketë kujdesin e jashtëzakonshëm që ti kushtoj vëmendje të veçantë në avancimin e saj në shoqëri.

Pra, FJALA me në krye Dr. Gëzim Kelmendi-n, jo vetëm që ka një karakter më ndryshe krahasuar me partitë tjera, por ajo edhe pozitën e femrës e sheh nga një këndvështrim ndryshe, këndvështrim i cili është i padëgjuar më parë (siç e ceka edhe më lart)!

Andaj, me FJALA-n do të kemi një femër më të avancuar dhe më të fuqishme, që mos të dëgjohet vetëm zëri i saj, por ai zë të shndërrohet edhe në vepra.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company