Femrat pak të informuara për Teknologjinë Informative


E shtunë, 16 Maj 2015

Hulumtimi i bërë nga OJQ KS-Kosova, rreth inkuadrimit të femrave në Teknologjinë Informative për sa i përket punësimit del të jetë shumë i vogël në krahasim me atë të gjinisë mashkullore.

tech

Struktura gjinore e punonjësve në sektorin e TIK është 80 për qind meshkuj dhe 20 për qind femra. Ky konkludim vjen nga hulumtimi që është bërë nga OJQ KS-Kosova, në katër komuna të Kosovës, si në atë të Gjakovës, Fushë Kosovës, Shtimes dhe Kamenicës, e financuar nga ambasada e Norvegjisë në Kosovë.

Shega Shkodra nga OJQ KS-Kosova, tha që ky numër i vogël i vajzave në TIK, vjen për shkak të mosmbështetjes familjare, mungesës së literaturës si dhe konsiderohet nga një pjesë si profesion të humbjes së kohës.
“Vajzat nuk janë të mbështetura nga familjarët për tu aktivizuar në TIK, dhe kjo është një ndër arsyeja kryesore pse këmi një numër kaq të vogël të vajzave në këtë fushë. Tjetër problem është mungesa e literaturës për këtë fushë. Sepse edhe ajo literaturë që është, është shumë e vjetruar. Si dhe një pjesë e konsiderojnë këtë profesion që është vetëm për meshkuj dhe nuk e shohin vetën të inkuadruar aty”, tha Shkodra.

Vajzat e kryeqytetit janë më të informuara për sa i përket TIK, se sa vajzat e vendeve të tjera.
“Gjatë hulumtimit që kemi bërë me vajzat e grupmoshave të ndryshme, në këto katër vende të Kosovës, kemi vrejtur që në kryeqytet vajzat janë më shumë të informuara për tik se sa vajzat e komunave të tjera që kemi realizuar hulumtimin tonë”, shtoi Shkodra.
Për inkuadrimin e vajzave në TIK, foli edhe ministri i Misnistrisë së Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ku tha që vendi ka nevojë për student të Teknologjisë Informative, për zhvillimin e shoqërisë.

“Vendi ka nevojë për njerëz që të jenë të inkuadruar në teknologjinë informative, dhe për vetëdisimin e njerëzve në këtë fushë, unë do të jem përkrah çdo njërit. Sepse vendi është stërmbushur me studentë që po i studiojnë shkencat sociale dhe kemi mungesë për studentë të TIK, për të ardhmen e shoqërisë tonë, tha Abrashi.
Prandaj për t’i informuar të gjitha vajzat e Kosovës OJQ KS-Kosova, në projektin e ardhshëm do të fokusohet më shumë ne komunat tjera të vendit, për ti informuar rreth TIK.

“Hapat e ardhshëm të hulumtimit tonë do t’i fokusojmë më shumë në komunat tjera të Kosovës, se sa në kryeqytet. Po ashtu objektivat tona në hulumtimin e ardhshëm do të jenë për vetëdijesimit e përgjithshëm në gjithë Kosovën për sa i përket TIK, do të ketë fushata direkte në shkolla, si dhe do të organizojmë trajnime për mësimdhënësit e kësaj fushe”.
Në këtë konferencë të organizuar nga OJQ KS-Kosova morën pjesë ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, ministri i Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe koordinatorët e OJQ KS-Kosova, Bujar Ejupi, Tringa Mullaademi dhe Shega Shkodra./Indeksonline/

Të fundit