Filloi kastrimi dhe trajtimi i qenve endacak në Prizren


E shtunë, 10 Nëntor 2018

PRIZREN – Komuna e Prizrenit po vijon me trajtimin e qenve endacakë. Këto ditë Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka angazhuar një kompani për të vijuar trajtimin edhe të 800 qenve të tjerë, duke përfshirë kapjen, përkujdesjen, sterilizimin, vaksinimin dhe matrikulimin e tyre.

Krahas kësaj, tashmë kanë përfunduar procedurat e nevojshme për ndërtimin e qendrës së përkohshme për trajtimin e qenve endacakë dhe punimet për ndërtimin e kësaj qendre do të fillojnë brenda dy jave.

Komuna gjithashtu po krijon bashkëpunim edhe me organizatat për mbrojtjen e kafshëve, të cilat do të monitorojnë trajtimin e këtyre qenve dhe do të angazhohen për vetëdijësimin e qytetarëve për mirëqenien e kafshëve.

Për të qenë sa më i suksesshëm procesi i trajtimit të qenve, nevojitet edhe bashkëpunimi i qytetarëve.

Etiketa: ,
Të fundit