E shtunë, 18 Shkurt 2023
PRIZREN – Sot Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me familjen dhe pronarët filloi demolimin e shtëpisë bllokuese që për një kohë të gjatë ishte ndalesë për rrugën e re tranzitore.
Kjo rrugë e re transitore do të lidh magjistralen në drejtim të Suharekës dhe Gjakovës, nga hyrja e lagjes “Dardania” për në “Arbanë”.
Ky segment rrugor do ta bëjë shkarkimin e trafikut në Prizren dhe do të shërbej për qasje më të lehtë e më të shpejtë të banorëve të kësaj zone në qytet, u shpreh kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.
Etiketa: Aktuale, Arbanë, Komuna e Prizrenit, Prizren, Shaqir Totaj