E mërkurë, 4 Mars 2015
Prishtinë – Mjekët e QKUK-së, kanë filluar protestën ku po kërkojnë zbatimin e kontratës kolektive, rritjen e pagave prej 25 për qind sipas vendimit të Qeverisë, si dhe lirimin e hapësirave të QKUK-së.
Ata janë mbledhur para Klinikës Emergjente dhe në duar po mbajnë pankarta ku thuhet ‘stop sulmeve ndaj mantel bardhëve’, ‘rrogat premtim elektoral 25%’, ‘stop spitaleve private në hapësirën e spitaleve publike’, ‘implementimi i kontratës sektoriale në shëndetësi’.
Atyre iu kanë bashkuar edhe disa aktivistë të Vetëvendosjes.