Filloi simpoziumi ‘Ditët e Shkencës së Forenzikës Kosovë-Turqi’


E mërkurë, 13 Gusht 2014

Pz

Dje në Prizren u mbajt simpoziumi shkencor “Ditët e Shkencës së Forenzikës Kosovë-Turqi”. Ky simpozium i cili do të zgjasë deri më 14 gusht, është si rezultat i bashkëpunimit në mes Forenzikës së Policisë së Turqisë, Universitetit të Ankarasë-Instituti i Shkencave të Forenzikës dhe Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF).
Sipas në njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, në këtë simpozium do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Altay Suroy, gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Erkan Ibis, rektor i Universitetit të Ankarasë, Hamit Hanci, drejtor i Institutit të Shkencave të Mjekësisë Ligjore të Universitetit në Ankara, Blerim Olluri, kryeshef i AKF-së, Cengiz Çesko, kryetar i Shoqatës së studentëve të diplomuar në Turqi, etj. /KP/

Të fundit