Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Filloi takimi Mogherini-Thaçi-Vuçiq

Prizren Post | 17:03 - 24.06.2018

Bruksel – Pas takimeve të ndara, përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka filluar takimin e përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijancic, përmes një postimi në Twitter.

“Dialogu i lehtësuar nga BE: Federica Mogherini takohet me presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi për të diskutuar normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Bruksel, tani”, ka shkruar Kocijancic.

Faza e fundit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e quajtur si finalja e madhe filloi zyrtarisht sot në Bruksel.

Siç ishte raportuar, për herë të parë, në këtë takim do të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.


Etiketa:
Arivisti Company