Fillojnë punimet për rivitalizimin e urës së Ibrit (VIDEO)


E shtunë, 17 Tetor 2015

ura mbi iber

Mitrovicë – Punëtorët të cilët po kryenin punimet për rregullimin e sheshit të qytetit të Mitrovicës të financuar nga Bashkimi Europian, i janë drejtuar Urës së Ibrit për të filluar punën në projektin e rivitalizimit të heqjes së Parkut të Paqes.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në këtë pjesë të qytetit të interesuar rreth asaj se çfarë po ndodhë.
Siç edhe është paralajmëruar në ora 16:00 do të fillojnë punimet.

Be-me-llogo-1024x576-1024x576

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se sot do të fillohet puna për largimin e Parkut të Paqes mbi lumin Ibër, që ndanë qytetin në dy pjesë, njofton Klan Kosova.

Kurse, sipas tij lëvizja e lirë e qytetarëve në të dyja anët do të fillojë në qershor të vitit 2016.

Të fundit