E martë, 23 Shtator 2014
Rahovec – Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Rahovec njofton qytetarët e kësaj komune se, që nga nesër më 24 shtator, fillon vaksinimi kundër gripit.
Agim Kadiri, drejtor i QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, thotë se kjo qendër, të gjitha QMF-të dhe AMF-të do të jenë të gatshme të kryejnë këtë proces në mbrojtje të shëndetit publik.
Aktualisht janë siguruar 11200 vaksina, ndërsa 800 të tjera do të shpërndahen më vonë.