Filluan aksionet e para kundër piraterisë dhe falsifikimit


E shtunë, 17 Gusht 2013

Task Forca kundër piraterisë dhe falsifikimit ka ndërmarrë sot veprime në terren kundër piraterisë dhe falsifikimit. Nga orët e mëngjesit, Inspektorati i Tregut me mbështetje të njësive operative dhe hetuese të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar kontrollime të pikave të shitjes së materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit.

Kontrollimet janë zhvilluar në Prishtinë dhe në qendrat kryesore të vendit. Në pikat e shitjes në të cilat janë gjetur materiale pirate, ato janë sekuestruar dhe Inspektorati i Tregut do të procedojë rastet e shkeljeve në PK dhe në prokuroritë kompetente, thuhet në një njoftim të kësaj task force.

Gjatë kontrollimeve është konstatuar se një numër i madh i pikave të shitjes nuk kanë poseduar materiale të paautorizuara, gjë që tregon se fushata kundër piraterisë e zhvilluar tash e dy muaj ka qenë e suksesshme.

Etiketa: , , ,
Të fundit