E premte, 7 Korrik 2023
PRIZREN – Sot kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës Ismet Jashari – Kumanova në Prizren.
Këtë njoftim e bëri të ditur kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj përmes rrjeteve sociale.
“Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe qytetarët e Prizrenit, punimet po kryhen me intensitet të lartë, në mënyrë që asfaltimi i shtresës finale të bëhet sa më shpejt.” – tha Totaj.
Rregullimi i këtij segmenti rrugor, që është shumë i frekuentuar, përfshinë rreth rrotullimin te Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, e deri te “Qafa e Kishës”.
Këto punime janë të domosdoshme për banorët e disa lagjeve që i përshkon kjo rrugë dhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin e qytetit.
Etiketa: Prizren