Finalja e Ligës së Kampionëve 2018 do të zhvillohet në Kiev


E enjte, 15 Shtator 2016

champions-league

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, njoftoi se finalja e UEFA Ligës së Kampionëve në vitin 2018 do të zhvillohet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, raporton Anadolu Agency (AA).

Poroshenko në një postim në faqen zyrtare të tij në Facebook, tha se “Finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2018 do të organizohet në Ukrainë. UEFA vendosi që ndeshja finale të luhet në Kiev”.

Ai tha se UEFA e ka transmetuar këtë vendim tek ata. “Ky është një lajm i mrekullueshëm për ne dhe veçanërisht për popullin e Ukrainës. Kam besim të plotë se organizimin e finales do të mund ta kryejmë në nivel më të lartë”, tha Poroshenko.

Ndërsa Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko shprehu kënaqësinë nga ajo që finalja e UEFA Ligës së Kampionëve në vitin 2018 do të mbahet në Kiev. “Arritëm që të jemi nikoqir për një organizim i cili për shumë shtete duket e pamundur”, tha ai.

Të fundit