Finlandë-Kosovë, këto janë dy formacionet e mundshme të Bunjakut


E hënë, 5 Shtator 2016

ffk kosova

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka dyshime të forta mbi formacionin që do ta hedh në fushë ndaj Finlandës.

Kjo për shkak se FIFA ende nuk iu ka dhënë lejën 6 futbollistëve të Kosovës për të luajtur në këtë ndeshje.

Këto janë dy formacione të mundshme me futbollistët që do të lejohen apo jo nga FIFA.

Pavarësisht vendimit të institucionit që e drejton futbollin botëror, Bunjaku pritet të përdorë skemën 4-2-3-1.

Shqetësimi më i madh është për çështjen e portës, ku në ndeshje të tilla nevojitet përvoja e Samir Ujkanit, të cilën nuk e kanë dy portierët e Superligës, Flamur Neziri dhe Granit Kolshi.

Formacioni i parë: Ujkani;Perdedaj, Rrahmani, Pnishi, Paqarada; Alushi, V. Berisha, Rashica, Celina, B. Berisha; Muriqi.

Formacioni i dytë: Neziri; Perdedaj, Pnishi, Jashanica, Paqarada; Alushi, Kryeziu, Celina, A. Bunjaku, B. Berisha; Muriqi.

Të fundit