E enjte, 30 Qershor 2016
Bruksel – Pas sulmit terrorist në Stamboll, flamujt e vendeve anëtare para selisë së NATO-s në Bruksel ulen në gjysëmshtizë, raporton Anadolu Agency (AA).
NATO tregoi solidarizim me Turqinë duke ulur flamujt në gjysëmshtizë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i cili ka dënuar menjëherë ngjarjen në median sociale për sulmin e Stambollit duke u solidarizuar me Turqinë, ka dhënë udhëzimin për uljen e flamujve në gjysëmshtizë.
Si rezultat i këtij udhëzimi flamujt e vendeve anëtare para selisë së NATO-s në Bruksel janë ulur në gjysëmshtizë.
Ndërsa në anën tjetër Bashkia Schaerbeek e Brukselit ku jetojnë një numër i madh i qytetarëve belgë me origjinë turke krahas flamujve belgë dhe të rajoneve të tjerë ka vendosur në ndërtesë flamurin turk duke ulur atë gjysëmshtizë.