Flick i zhgënjyer pas humbjes nga Real Madridi: Dy humbje janë shumë për ne


E hënë, 26 Tetor 2026
Flick i zhgënjyer pas humbjes nga Real Madridi: Dy humbje janë shumë për ne

Barcelona ka pësuar dy humbje radhazi, fillimisht ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve dhe më pas kundër Real Madridit në La Liga.

Trajneri Hansi Flick pranoi se skuadra e tij nuk ishte në nivelin e duhur, duke theksuar se lodhja fizike ndikoi në paraqitjen e lojtarëve, veçanërisht në pjesën e parë.

“Dy humbje dhe nuk jemi të lumtur. Jemi të zhgënjyer. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, ndërsa në të dytën u përmirësuam pas rezultatit 1-1. Na mungoi freskia”, deklaroi Flick.

Trajneri gjerman kërkoi që skuadra të pushojë, të analizojë gabimet dhe të rikthehet sa më shpejt te rezultatet pozitive.

“Humbjet janë pjesë e futbollit. Duhet t’i analizojmë gabimet dhe të përmirësohemi. Është e rëndësishme të reagojmë”, shtoi ai.

Pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit, Barcelona synon të rikthehet te fitoret dhe të vazhdojë garën për objektivat e saj./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit