E martë, 17 Qershor 2014
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), po diskuton disa ndryshime të rregullave dhe mund ti kërkohet vendeve anëtare të zgjasin maturimin e borxhit të tyre sovran, si kusht kryesor për të kërkuar ndihmë.
Aktualisht, mundësitë e FMN-së janë të kufizuara, dhe zakonisht jepet një ndihmë e “pastër” ose kërkohet një ristrukturim i borxhit, në rastet kur fondi konsideron se borxhi i një vendi është i qëndrueshëm. Por ideja që po diskutohet, ofron një mënyrë të tretë duke i lejuar kreditorët të bien dakord për një “riprofilizim” të bonove ekzistuese. Maturiteti parashikohet të zgjatet në linjë me programin e Fondit Monetar, por pa ndryshuar kuponin ose principalin.
Apikimi i këtyre rregullave të reja, i ka rrënjët tek mësimet e nxjerra nga ristrukturimi i borxhit të Greqisë, që u shpëtua në vitin 2010. Kjo ngre mundësinë e ndryshimeve të mëdha në lidhje me mënyrën se si do të trajtohen zotëruesit privatë të bonove, pas një periudhe të vështirë që ka tronditur ekuilibrin e pushtetit midis qeverive dhe kreditorëve të tyre. Persona të përfshirë në këto bisedime, deklaruan për Financial Times se, ka pasur mendime të ndryshme nga bordi ekzekutiv, por nuk pritet të merret një vendim deri në fundit të këtij viti.
Politika aktuale e FMN-së thotë, se duhet të ketë një probabilitet të lartë, që borxhi i një vendi të jetë i qëndrueshëm, në mënyrë që të sigurohet një kredi nga institucioni me bazë të Uashington. Kjo do të thotë se ka dy zgjidhje: të sigurohet kredia pa prekur kreditorët privatë, ose një ristrukturim i dhimbshëm i borxhit.
Në rastin e Greqisë, institucionet në Eurozonë dhe FMN-ja nuk ishin të gatshëm të imponuar humbje tek kreditorët privatë, pjesërisht për shkak të frikës se kriza do të përhapej edhe në vendet e tjera të bllokut. Alternativa e re do të aplikohet vetëm në rastet kur fondi ka dyshime të mëdha mbi qëndrueshmërinë e borxhit të vendit që kërkon ndihmë./rtk/
Etiketa: fmn, Fondi Monetar Ndërkombëtar